SHBA: Wagner nuk po lufton më në Ukrainë

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë ka njoftuar se Grupi Wagner nuk po lufton më në Ukrainë për momentin.

Sipas mediave të huaja, Jake Sullivan e bëri komentin në Forumin e Sigurisë në Aspen këtë mbrëmje, pasi u shfaqën këtë javë pamjet e luftëtarëve të grupit Wagner në Bjellorusi.

Kujtojmë se ky grup mercenar ishte përgjegjëse për një rebelim të armatosur në Moskë muajin e kaluar, i cili përfundoi pasi një marrëveshje u ndërmjetësua nga presidenti bjellorus Alexander Lukashenko.

Luftëtarëve iu dhanë tre opsione sipas marrëveshjes: Të bashkohen me ushtrinë ruse, të tërhiqen ose të ndjekin udhëheqësin e tyre të mërguar në Bjellorusi, Yevgeny Prigozhin.

Prigozhin u shfaq në një klip të mërkurën duke thënë se njerëzit e tij nuk do të merrnin më pjesë në luftën e Ukrainës tani për tani, por shqetësimet janë ngritur pasi trupat e tij filluan të stërvitnin ushtrinë bjelloruse.


Shtuar 21.07.2023 22:28