Marrëdhënie e tensionuar, Bread Pitt çoi të dashurën aty ku u martua me Angelina Jolie (FOTO LAJM)

Kur dukej se çdo gjë po shkonte mirë dhe terapia familjare po funksiononte, gjërat mes Angelina Jolie dhe Brad Pitt janë prishur sërish.

Dyshja e ka ndërprerë terapinë familjare dhe është planifikuar një seancë gjyqësore për kujdestarinë e fëmijêve muajin e ardhshëm.

Ata kishin arritur një marrëveshje, por duket se marrëdhënia e tyre është tensionuar sërish dhe Angelina është kundër kujdestarisë 50 me 50, sipas UsWeekly. Angelina dëshiron të zhvendoset me fëmijët në Britaninë e Madhe, ndryshe nga Brad që jeton në Los Angeles.

Lajmet për prishjen e marrëdhënieve mes tyre erdhën pasi Brad e çoi të dashurën e tij të re, modelen Nicole Poturalski, 27 vjeç, në vendin ku kurorëzoi dashurinë me Angelina Jolie, Château Miraval.

Aktores i êshtë dukur një gjest mjaft i ulët ky, pasi ajo do dëshironte që Brad ta mbante marrëdhënien e tij sa më private dhe dinjitoze e jo të lëvizte hapur.


Shtuar 11.09.2020 10:57