Konfirmohet zyrtarisht varianti i ri i Covid, oragni që rrezikohet më shumë nga Ba2 Omicron

Nënvarianti Ba2 i Omicron konfirmohet edhe ne Shaipëri. Në Institutin e Shëndetit Publik kane mbérritur përgjigjet e analizave nga laboratori i Berlinit, i cili ka identifikuar rastet e para me këté mutacion edhe ne vendin tonë.

Mes shumë mostrave të dyshuara dhe të dërguara në Gjermani disa raste kanë rezultuar pozitiv më Ba2 dhe pjesa tjetër me Omicron.

Në fakt, prej javësh specialistët kishin dyshime për qarkullimin e një varianti tietër té koronavirusit, edhe më të transmetueshëm se Omicron pasi ditët e fundit infektimet filluan serish rritjen.

Përveç transmetueshmërisë më të lartë, nënvarianti BA2, në dallim me mutacionin Omicron të koronavirusit, shfaq disa simptoma të tjera: “Përveç kollës apo temperaturës, ka edhe prekje të stomakut”.

Ekspertët janë të bindur se vaksinimi me 2 dhe 3 doza ndihmon për ta kaluar më lehtë sëmundien.

Me zbehjen e valës Omicron, interesi për vaksinëne anti-covid ra ndjeshëm, ndërsa të rinjtë vijojnë të jenë kategoria më refuzuese. Por ndryshe nga Omicron, nënvarinati i tij Ba2 përhapet më shpejt. Thuajse e githe Europa ka rritie të rasteve nga ky mutacion, i cili ka shenja të ngjashme me Omicronin por spas specialistëve kalohet rëndë nga të pavaksinuarit.