Kurti me foton e Shaqirit e Xhakës: Serbia nuk kalon, urime Zvicrës

Zvicra e ka siguruar kualifikimin në fazën tjetër ndaj Serbisë për herë të dytë radhazi dhe për herë të dytë radhazi e eliminoi Serbinë.

Helvetikët triumfuan 3:2 ndaj Serbisë, duke u kualifikuar në 1/8 e finales së Kupës së Botës.

Pas fitores dhe kualifikimit të Zvicrës nuk ka munguar as reagimi i kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurtit.

“Serbia nuk kalon. Urime Zvicrës!”, shkroi Kurti në profilin e tij zyrtar në Facebook.


Shtuar 2.12.2022 22:38