Guardia di Finanza iu vu në ndjekje, gjendet e djegur gomonia që dyshohej se ishte e ngarkuar me lëndë narkotike

Guardia di Finanza, ditën e djeshme, ka zhvilluar një operacion në brigjet e Vlorës. Prej dy orësh autoritetet italiane janë në ndjekje të një gomoneje e cila dyshohej se ka në bord lëndë narkotike.

Gomonia ka arritur t’u ikë autoriteteve italiane, pasi kishte katër motorë të fuqishëm.

Sot në Godull të Kurbinit, në zonën pranë hidrovorit, është gjetur një gomone e djegur, që dyshohet se është ajo e djeshmja.

Ka dyshime se kjo gomone kishte ardhur nga Greqia dhe kishte destinacion Malin e Zi.

Njoftimi i policisë:

Më datë 20.07.2022, rreth orën 05:30, në derdhje të hidrovorit të Adriatikut, në breg të detit, në Godull, Kurbin, është konstatuar nga shërbimet e Policisë, një mjet lundrues, duke u djegur.

Shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës. Deri tani nuk është konstatuar asnjë person apo send i kundërligjshëm.

Grupi hetimor vazhdon hetimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./albeu.com

 


Shtuar 20.07.2022 10:14