Messi premton se do të luajë ende për Argjentinën pas fitores së Kupës së Botës

Lionel Messi, pas fitores së Botërorit të Katarit, ka thënë se nuk do të largohet nga kombëtarja dhe do të vazhdojë të luajë për Albiceleste, pasi tashmë lojtarët do të kenë në uniforma tre yje kampion bote.

“Unë e dua futbollin, atë që bëj. Më pëlqen të jem në kombëtare dhe dua të vazhdoj të luaj për të, të luaj më shumë, duke qenë kampion bote”, tha Messi për TyC Sports.

Vini re se Messi në ndeshjen kundër skuadrës franceze shënoi një dopietë. Pas bilbilit të fundit, argjentinasi u njoh si lojtari më i mirë i takimit. Titulli i fituar në Katar ishte titulli i parë i Messit në Kupën e Botës dhe i 3 për Argjentinën. /G.D albeu.com/