Një 20-vjeçar është shpallur në kërkim, pasi në bashkëpunim me një 17-vjeçar ka goditur me thikë një 18-vjear në Tiranë.

Ndërkohë, janë referuar materialet në prokuori për 17-vjeçarin, ndërsa i plagosuri ka dalë nga spitali pasi ka marrë mjekimin.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, për një shtetas të mitur 17 vjeç, dhe po punojnë për kapjen e shtetasit A. M., 20 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, në rrugën “Sami Frashëri”, kanë goditur me mjet prerës shtetasin B. C., 18 vjeç, i cili pasi ka marrë mjekimin në spital është larguar në banesë.