Sot vranësira dhe reshje shiu, nesër nis kthesa, por çfarë na pret të premten: Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Teksa jemi në muajin shtator, moti vijon me alternime të shumta mes rrezeve të diellit dhe vranësirave.

Ditën e sotme pritet një alternim mes motit me diell dhe vranësirave dhe reshjeve të shiut.

Por nga dita e nesërme e në vazhdim, deri të enjten, pritet mot përgjithësisht me diell dhe temperatura konstante deri në 29 gradë celsius, raporton albeu.com.

Ndërsa për sa i përket ditës së premte, të shtunë dhe të dielë, priten reshje shiu në shumë territore të vendit.

Pavarësisht shiut, temperaturat do të vijojnë të jenë të larta.

Për më shumë detaje rreth motit vizitoni https://albeu.com/moti//albeu.com/