Pronari i ri i Chelsea takohet me drejtuesit e Barcelonës, diskutohet për Marcos Alonso dhe Azpilicueta

Pronari i ri i Chelseat, Todd Boehly mbërriti në Barcelonë nga Londra të enjten për t’u takuar me drejtorët e klubit spanjoll dhe për të diskutuar largimet e Azpilicueta dhe Marcos Alonso, dy nga objektivat e Barcelonës në merkaton e verës.

Takimi vjen përpara se pala angleze të niset për një turne në Azi këtë të shtunë, pasi të gjitha palët duan një zgjidhje të situatës përpara se të largohen.

Negociatat janë vonuar ndjeshëm nga ndryshimi i pronësisë në Chelsea.

Largimi i Roman Abramovich dhe shumë prej drejtuesve të tij ka lënë diçka si një vakum pushteti që ka çuar në një ngërç në operacionet që Barcelona tashmë kishte nisur.

Gjigantët katalanas kanë pasur një marrëveshje me të dy lojtarët prej disa kohësh./ h.ll/albeu.com


Shtuar 8.07.2022 09:16