Covid-19, sa shqiptarë kanë humbur vendin e punës?

“Ministri i Koronavirusit”, Arben Ahmetaj, i ftuar në emisionin “Opinion” mbremjen e djeshme ka deklaruar se 40 mijë shqiptarë kanë humbur vendin e punës.

“Të gjithë ata që kanë ikur nga borderoja deri në datën 10, përfitojnë 40 mijë lekëshin”, u shpreh ai.

Paketa e dytë e masave ekonomike, konceptuar për të lehtësuar krizën e shkaktuar nga koronavirusi, siguron të ardhura me vlerë 40 mijë lekë të reja, për 176 mijë familje dhe persona të specifikuar në tre kategori të ndryshme. Por, jo të gjithë do të përfitojnë nga kjo paketë e qeverisë.

Ahmetaj, bëri me dijë se janë 8 mijë profesionistë, në profesione të lira, që përjashtohen nga kjo paketë, ku përfshihen noterët, avokatët, etj.

““Noterët, avokatët, mjekët, farmacistët, arkitektët, inxhinierët, agronomët, vlerësues pasurish të paluajtshme, laborantë dentarë, ekonomiste, ekspertet kontabel, laborantet, janë të përjashtuar nga kjo paketë, sepse këta praktikisht në natyrën e punës nuk janë tek qytetarët në nevojë”, tha Ahmetaj. /albeu.com/


Shtuar 14.04.2020 09:49