Rusia pranon përdorimin e rekrutëve në Ukrainë

Ministria e mbrojtjes e Rusisë ka pranuar se disa rekrutët, ushtarë të cilët u rekrutuan detyrimisht në ushtri, po marrin pjesë në pushtimin rus të Ukrainës.

Në Rusi, të gjithë meshkujt e moshës 18-27 vjeç duhet të kryejnë shërbimin ushtarak për një vit, megjithëse ka disa përjashtime.

Kjo deklaratë vjen vetëm pak ditë pasi Vladimir Putin mohoi se rekrutët ishin përfshirë në Ukrainë, duke thënë se vetëm ushtarë profesionistë po dërgoheshin.

Ministria e mbrojtjes tha se disa rekrutë ishin kapur rob nga forcat ukrainase.

“Fatkeqësisht, ne kemi zbuluar disa fakte të pranisë së rekrutëve në njësitë që marrin pjesë në operacionin ushtarak special në Ukrainë”, tha ministria ruse e mbrojtjes.

“Praktikisht të gjithë ushtarët e tillë janë tërhequr,” shtoi ai, duke premtuar se do të parandalonte një përsëritje të situatës./albeu.com


Shtuar 9.03.2022 16:11

Tags: ,