Galaktika më e madhe e Universit, 153 herë më e gjatë se Rruga e Qumështit

Galaktika më e madhe është zbuluar nga astronomët me përmasa 153 herë më të mëdha se Rruga jonë e Qumështit. E quajtur Alcyoneus, galaktika është rreth 3 miliardë vite dritë larg nga Toka dhe është afërsisht 16.3 milionë vite dritë e gjatë.

Për krahasim, Rruga e Qumështit është pak më pak se 106,000 vite dritë e gjatë. Shkencëtarët thanë se zbulimi është një radio galaktikë gjigante. Alcyoneus është i rrethuar nga rrjeta kozmike mbi 240 miliardë herë masa e diellit.

Studiuesit e udhëhequr nga Observatori Leiden në Holandë shpresojnë se zbulimi i tyre mund të hedhë dritë mbi mënyrën se si formohen galaktikat radio edhe pse janë kaq të mëdha.