Zbulohet këngëtarja e njohur që do të zëvendësojë Ori Nebijajn në “Wake up”

Tashmë është e konfirmuar se dyshja Ori Nebijaj e Isli Islami nuk do të jenë në programin e mëngjesit të Top Channel. Orin thuhet se do e shohim si prezantuese të “Përputhen” ndërsa Islin në “Dancing with the stars”. Por kush do t’i zëvendësojë ata në “Wake up”?

Prezantuesi është konfirmuar. Ai do të jetë gazetari i njohur Blendi Salaj.

Teksa edhe formula do të ndryshojë, pjesë e programit do jetë edhe një këngëtare e njohur. Prive bën të ditur se ajo është Enxhi Nasufi.

Enxhi para disa kohësh pati një eksperiencë televizive brenda Top Medias duke udhëhequr emisionin “Ora e Tiranës” kështuqë nisja në “Wake up” do jetë në një formë, rikthim për të si në ekran ashtu edhe në shtëpinë mediatike në fjalë.