Liverpool i vendosur për lojtarin e Bundesligës, do të jetë përforcimi i parë në merkaton e verës

Liverpooli e ka vendosur në krye të listës së dëshirave mesfushorin gjerman, Kai Havertz.

Njëri nga talentet më premtues në Gjermani është bërë objektivi kryesor i kampionëve në fuqi të Evropës.

Trajneri Jurgen Klopp e vlerëson shumë talentin gjerman dhe ka kërkuar nga drejtuesit e klubit afrimin e tij.

20-vjeçari po kalon nëpër një formë të mrekullueshme në dy edicionet e fundit me Leverkusenin dhe është duke u kërkuar nga skuadrat më të mëdha evropiane.

Klubi gjerman e vlerëson lart yllin e saj dhe kërkon që nga shitja e tij të fitojë mbi 100 milionë euro.

Liverpooli nuk do ta ketë fare të lehtë afrimin e tij, pasi në garë për Havertzin janë edhe shumë skuadra të tjera.

Bayern Munichu mbetet ekipi favorit, mirëpo 20-vjeçarin e duan edhe Manchester United-i, Manchester City, Juventusi e Barcelona.


Shtuar 10.02.2020 11:51