Aksident i rëndë në aksin Laç-Mamurras, humb jetën një person, plagoset një tjetër

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Kurbin. Si pasojë një person ka humbur jetën, teksa është plagosur një tjetër.

Mësohet se rreth orës 05:50, në aksin e vjetër rrugor Laç-Mamurras, ka dalë nga rruga mjeti tip “Volkswagen” me targë AA642IK.

Si pasojë, shtetasi A. M. ka ndërruar jetë ndërsa shtetasi E. D. ndodhet aktualisht në Spitalin e Traumës Tiranë nën kujdesin mjekësor.

Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. /albeu.com


Shtuar 26.03.2023 08:50