Edhe qeni i bandës së drogës i bindet policisë, shtrihet në tokë si pronarët (VIDEO)

Një ngjarje e çuditshme vjen nga Brazili, ku protagonist është bërë një qen i disa trafikantëve të drogës.

Në kohën që policia hyn në banesën e trafikantëve, edhe qeni i tyre i bindet policisë dhe shtrihet në tokë si pronarët.

Ai ka dështuar plotësisht në misionin e tij për t’i mbrojtur, duke iu bindur policisë. Policët sekuestruan 1.1 ton marijuanë dhe arrestuan tre trafikantë gjatë bastisjes.

Në një video të shpërndarë në internet, banda e kriminelëve shihet e shtrirë me fytyrë përtokë, me duart e lidhura me pranga pas shpine. Ashtu si vetë ata edhe qeni i tyre roje shihet i shtrirë në dysheme pranë tyre me një pamje gazmore në fytyrë.

Oficerët ishin në vëzhgim të banesës prej disa kohësh dhe ishin gati të mësynin kur të bëhej dorëzimi.