Takimi i grupit të Alibeajt, Duma: Jam për primare të vërteta, listat të jenë gjithëpërfshirëse

Deputetja Grida Duma ka folur pas mbledhjes së grupit parlamentar të PD, për të folur në lidhje me zgjedhjet vendore.

Duma tha se është pro primareve të vërteta dhe se listat duhet të jenë gjithëpërfshirëse.

Duma: Unë dua të flas më si palë, ne, ata. Po të përdorim këtë gjuhë, atëherë nuk do flasim për bashkim. Shikoj që fryma e bisedës ka qenë krejtësisht e paqtë dhe konstruktive nga të dy individët e tryezës. Padyshim edhe fryma me të cilën e lashë mbledhjen, është një frymë e sinqertë dhe e vërtetë e Grupit Parlamentar të PD-së, me kujdesin më të madh që ata që janë kontributor, anëtarë dhe jo vetëm individët që sot janë në krye të degëve por edhe ata që presin lajmin e madh të bashkimit dhe zgjerimit të jenë pjesë konstruktive e këtij procesi, edhe mënyra si do shkohet drejt këtyre primareve është duke u diskutuar në çdo moment. Fakti që kanë nisur diskutimet se kush janë mekanizmat që e maksimizojnë këtë situatë, e quaj një lajm të mirë.


Shtuar 18.10.2022 18:02