EMRAT/ Shqiptari vritet me thikë nga bashkatdhetari në Itali, në pranga autori

Një 33-vjeçar shqiptar është vrarë me thikë nga bashkatdhetari i tij në Itali.

Viktima është Alfons Kola, 33 vjeç, ndërsa autori është Petrit Gega, 52 vjeç.

Ngjarja e rëndë raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e djeshme jashtë një lokali në Calcinato, në provincën e Breshias.

Mediet italiane bjnë me dije se autori është arrestuar. Policia dyshon se mes tyre ka pasur një sherr të dhunshëm për arsye ende të paqarta./albeu.com/