Fansat janë kuriozë si i ka marrëdhëniet me Keisin, Stresi i bëri akoma më lëmsh (FOTO LAJM)

Prej kohësh Stresi ndodhet larg Shqipërisë dhe ende nuk dihet se kur mund të kthehet në vendin e tij. Reperi ndodhet aktualisht në Britaninë e Madhe, megjithatë ai ka qëndruar gjithmonë në kontakt me fansat e tij. Reperi është mjaft aktiv në rrjete sociale, ku shkruan gjithmonë me ndjekësit dhe ju përgjigjet herë pas here pyetjeve që ata kanë për të.

Duke qenë se prej kohësh ai po jeton larg Keisit, fansat interesohen shpesh për marrëdhënien e tyre. Prej kohësh ata po përjetojnë një krizë në marrëdhënie dhe gjërat mes tyre nuk duken aspak mirë.

Kështu njëri nga ndjekësit e ka pyetur Stresin nëse ai dhe Keisi janë ndarë.

“A je ndarë me gruan tënde Keisin se të gjithë jemi kurioz”, e ka pyetur dikush.

Stresi ka ndarë në Instagram një dedikim që Keisi i ka bërë shumë kohë më parë dhe përkrah ka shkruar:

“Do ta merrni vesh shumë shpejt”.


Shtuar 6.07.2021 13:39