A do t’i ftojë në dasëm Arbrin dhe Zhaklinën pas debateve të ashpra, ja si përgjigjet Kiara

Kiara Tito është eliminuar nga shtëpia e Big Brother ku po atë natë ka marrë edhe propozimin për martesë nga Luiz Ejlli, që eshte edhe banori i preferuar i publikut në lojë.

Kiara tashmë që kur ka dalë, po angazhohet që të bëjë tifo për Luizin duke ndihmuar me sa ka mundësi që fitojë Big Brother Vip.

Së fundmi, Kiara Tito ka dhënë një intervistë ekskluzive për rubrikën “Mos i bjer me top” në emisionin “E Diell”.

E pyetur në lidhje me debatet e fundit që pati gjatë spektaklit me opinionistet e “Big Brother VIP”, Zhaklin Lekatari dhe Arbër Hajdari, dhe nëse do i ftonte në dasmën e saj me Luizin, Kiara tha se do i ftojë të gjithë dhe padyshim opinionistet do jenë ndër të ftuarit.

“Unë thashë do i ftoj të gjithë në dasëm kështu që…”, tha Kiara.


Shtuar 30.04.2023 19:05