I qëllimishëm? Policia zbardh si nisi zjarri që preku disa fshatra në Korçë

Policia ka zbardhur motivin e zjarrit që përfshiu disa sipërfaqe pyjore ditën e djeshme, në afërsi të fshatrave Vithkuq dhe Biranj të Korçës.

Policia bën me dije se zjarri nuk ishte i qëllimshëm, dhe i shkaktuar nga një shkëndijë elektrike në rrjetin e tensionit

 “Nga veprimet hetimore të kryera, dyshohet se zjarri mund të ketë rënë aksidentalisht nga një shkëndijë elektrike në rrjetin e tensionit që kalon mbi këto sipërfaqe kullote”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Dje u raportua se zjarri i rënë në afërsi të manastirit të Shën Pjetrit rrezikonte monumentin e kulturës. /albeu.com/

 

 


Shtuar 6.08.2021 11:04