“Ku e ke bossin e madh?”, Fjoralba revoltohet dhe ofendon ndjekësin (FOTO LAJM)

Nëse mendoni se Fjoralba Ponari nuk nevrikoset anjhërherë, është momenti të ndërroni opinion pasi një nga ndjekësit në Instagram ka acaruar moderatoren.

“Ku e ke bossin e madh?”- është pyetja e drejtuar moderatores në Instagram, të cilës nuk i ka pëlqyer aspak.

Ndaj Fjoralba s’ka vonuar t’i kthejë përgjigjen e merituar.

“I thashë të kalonte nga shtëpia jote, që të kesh me çfarë të shtysh muajin. Mentaliteti tipi i një shqipoje ky.”- shkruan ajo, sigurisht e zhgënjyer nga pyetja që i është drejtuar.

Fjoralba ka treguar gjithmonë se është një “maniake” e punës dhe veçmas televizionit, ajo punon edhe në klinikën e saj si stomatologe, profesion për të cilin ka studiuar më herët.

Pra, moderatorja s’ka nevojë për një “boss të madh”, pasi është bossi i vetes!


Shtuar 18.07.2020 13:13