‘Il Perandore’ përsëri probleme me ligjin, ndalet nga policia dhe refuzon testin e alkoolit

Ish-lojtari i Interit, Adriano, pati probleme me policinë këtë javë teksa ishte duke udhëtuar me makinë në Rio de Zhaneiro.

Ish-sulmuesi brazilian po ngiste pa patentë dhe gjithashtu refuzoi të bënte një test të alkomatografisë kur u ndalua nga policia.

Për fat të tij, policët nuk e morën automjetin e tij dhe ai u lejua të priste derisa dikush të vinte për të marrë makinën e tij, por tani po përballet me një gjobë të madhe.

Kjo është përplasja e fundit që ai ka pasur me ligjin, pasi u kap i dehur në një festë të paligjshme gjatë pandemisë.

Karriera e Adrianos në fakt përfundoi kur babai i tij vdiq, me brazilianin që u prek thellë nga kjo dhe e pranoi vetë se iu drejtua alkoolit për të lehtësuar dhimbjen.

“Vetëm unë e di sa shumë kam vuajtur”, tha ai për revistën braziliane ‘R7’.

“Vdekja e babait më la një boshllëk të madh, u ndjeva shumë i vetmuar dhe u mbylla kur ai vdiq. Ishte më e keqja. Unë isha aq i vetëm, i trishtuar dhe i dëshpëruar në Itali dhe atëherë fillova të pija.”/ h.ll/albeu.com


Shtuar 29.01.2022 12:37