E rëndë në Lezhë, 50-vjeçari humb jetën pasi ra nga lartësia

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lezhë. Një 50-vjeçar i identifikuar si Ndue Gjinaj, ka humbur jetën pasi ra nga lartësia.

Ngjarja tragjike ka ndodhur teksa Gjinaj ishte duke punuar në fabrikën në pronësi të tij.

Njoftimi i policisë:

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 15:30, në fshatin Rrilë, Lezhë, shtetasi N. Gj. 50 vjeç, duke punuar në fabrikën në pronësi të tij, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia dhe si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën në spital.

Grupi hetimor vijon veprimet në vendin e ngjarjes, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të kësaj ngjarjeje.


Shtuar 3.04.2023 17:08