Përballja finale? Rusët me një autokolonë 27 km të gjatë nisen drejt Kievit

Në ditën e pestë të luftës, ushtria ruse ndodhet rreth 25 kilometra larg Kievit.

Imazhet satelitore të publikuara rishtazi tregojnë një autokolonë masive të ushtrisë ruse që po shkon drejt kryeqytetit.

Fotot e marra gjatë mesditës në Ukrainë, tregojnë njësitë ushtarake ruse pranë aeroportit Antonov, rreth 27 km (17 milje) nga qendra e kryeqytetit.

Sipas Maxar Technologies, kompania e imazheve satelitore që publikoi fotot, karvani është gati 17 milje (27 km) i gjatë dhe “përmban qindra automjete të blinduara, tanke, artileri të tërhequr dhe mjete mbështetëse logjistike”.

Ndërsa në perëndim dhe veriperëndim të Kievit, fotografitë satelitore tregojnë automjete të blinduara të shkatërruara dhe një urë të dëmtuar pranë Irpin dhe Stoyanka.

Ndërkohë mbrëmja e sotme pritet të jetë e vështirë për popullin ukrainas, të cilët po përpiqen të mbrojnë me ç’të munden vendin e tyre./albeu.com/