I fiku aparatin e oksigjenit sepse nuk duronte zhurmën, e moshuara në Gjermani akuzohet për vrasje

Një grua në Gjermani akuzohet për vrasje me qëllim, për shkak se ka fikur aparatin e oksigjenit të një pacienteje tjetër të spitalit sepse po shkaktonte zhurmë.

Mjekët arritën të rikthejnë në gjendje të qëndrueshme ringjallën 79-vjeçaren kur kuptuan se aparati i saj ishte fikur, por më vonë ajo vdiq nga komplikacionet.

Policia në Mannheim të Gjermanisë, aktualisht po mban në paraburgim pacienten 72-vjeçare, e cila ndante dhomën me të moshuarën në spitalin e përgjithshëm Diako Mannheim, ndërsa hetimet ende vazhdojnë.

Vajza e 79-vjeçares deklaroi se e ëma ime ishte në spital për një javë, pasi u diagnostikua me fibrilacion të zemrës dhe anemi, ndërsa shtoi se ajo u infektua me Covid pasi u shtrua në klinikë.