Iu hoqën kandidatët, PD: Nuk është në përputhje me ligjin

Sekretari për Çështjet zgjedhore pranë Partisë Demokratike, Ivi Kaso ka reaguar lidhur me vendimin që ka marrë Kolegji Zgjedhor për të reduktuar listat e kandidatëve të PD në zgjedhje.

Nëpërmjet një postimi në llogarinë  e tij në “Facebook”. Kaso shkruan se ky vendim nuk është në përputhje me ligjin elektoral, teksa e cilëson atë si një vendim që nuk i shërben as ligjit dhe as interesit publik.

“Vendimi i sotëm i Kolegjit Zgjedhor për listën e deputetëve nuk është vendim që respekton ligjin elektoral. Ndalimi i opozitës për t’u përfaqësuar në zgjedhje me lista të plota është i ndikuar politikisht nga interesi politik i partisë në pushtet.

Jemi të keqardhur për këtë vendim që nuk i shërben ligjit dhe interesit publik, por ne besojmë se rezultati në fund të procesit zgjedhor do të tregojë se opozita është shumica politike në vend. “– shkruan Kaso.

Teksa në fund të shkimit të tij, Kaso shkuan se do ta repektojnë këtë vendim, duke vijuar me betejën e tye për zgjedhjet elektorale të 25 prillit.

“Pavarësisht se vendimi i Kolegjit nuk është në përputhje me ligjin, ne do ta respektojmë atë dhe do të vazhdojmë betejën tonë për fitoren e zgjedhjeve në 25 Prill, për t’u sjellë shqiptarëve ndryshmin që duan dhe meritojnë.”– përfundon ai.


Shtuar 29.03.2021 15:53