“Basha” fut në sherr babë e bir, Ilir Vrenozi: Unë po të kisha dy vezë, nuk i shpërdoroja me Lulin!

Konfliktet në Partinë Demokratike janë pasqyruar edhe në një pjesë të gjerë të popullatës.

Rasti më i freskët janë konfliktet që kanë nisur brenda familjes korçare mes Ilir Vrenozit që është “berishist” dhe të birit, Enri Vrenozi që është pro Bashës.

Ata u përballën mbrëmjen e djeshme në MCN duke hedhur argumenta e kundërargumenta mbi pikëpamjet e tyre në lidhje me konfliktet në PD.

Pjesë nga debati në studio:

Ylli Rakipi: Edhe Ilir Meta, kur reagoi tha Vrenozi është aq i varfër sa nuk ka as vezë.

Iir Vrenozi: Ai është i madh.

 Ylli Rakipi: Po kështu tha.

Ilir Vrenozi: Unë me dy vezë, haja darkë, i fusja dhe një kos dhe isha në rregull. Do shpërdoroja vezët për Lulzim Bashën unë?!!

 Enri Vrenozi: Është puna juaj se çfarë shpenzoni për Bashën ose kundër Bashës.

Ilir Vrenozi: Ua shiko si flet, shiko si flet. Ore flet si zyrtar ay tani shikon ti?

Arjan Curri: Duhet ti thuash, o ba, është puna jote!

Unë të përgëzoj që je orator. Por ajo që unë nuk kuptova, është që ti në ato momente e kishe dijeninë që babi ishte në komisariat dhe kishe qetësinë të flisje aty. Dashuria jotë për partinë triumfoi, më shumë sesa dashuria jote për babin.

Enri Vrenozi: Po të thëm që dashuria për partinë nuk mund ta kalojë dashurinë për familjen, nuk krahasohet.

Arjan Curri: Po ku ishte ti? Prezenca jotë ishte fizike dhe shpirtërore ishte me zotin Basha. Emocionalisht po të më thoshin mua që babai yt është në polici, unë e lë emisionin dhe iki. Ti do më shumë Lulin apo babin?

Enri Vrenozi: Dashuria dhe respekti për familjen nuk mund të kalohet nga asgjë tjetër. Është mëse normale.

Arjan Curri: Epo duhet të ikje me vrap nga aty.

Enri Vrenozi: Unë isha i shqetësuar, por ideja është që, ka të bëjë me kontrollimin e emocioneve dhe është personale. Unë isha në trysni, por arrita të kontrolloja emocionet.

Ylli Rakipi: Ti e more vesh që babain e kishin ndaluar. Ti kur e more vesh shoqërimin, kur fole aty te Luli e kishe marre vesh?

Enri Vrenozi: Po, pak momente më përpara.

Ilir Vrenozi: Pse nuk erdhe me vrap te unë?

Enri Vrenozi: Mënyra dhe interesimi është e shumëllojshme. Unë përdora timen, që mu duk më efikase./albeu.com/


Shtuar 8.02.2022 09:08