Detaje nga vdekja e 2-vjeçarit në Fier, fëmija ishte duke luajtur në sy të të atit në momentin tragjik

Të tjera detaje kanë dalë nga vdekja e 2-vjeçarit në Levan të Fierit.

Sipas burimeve, i mituri ishte me të atin në momentin e aksidentit tragjik.

I mituri i cili i përket familjes Rasho nga Levani i Fierit, ndërroi jetë në spital pasi, teksa po luante me bombolën e oksigjenit mori dëmtime të rënda në kokë.

Gjithashtu sipas burimeve, bëhet me dije se i ati i të miturit është punues artizanal i hekurishteve dhe aluminit./albeu.com/