Ndihmoi dhe lëvizi me makinë Ervis Martinajn, gjykata merr vendimin për agjentin e policisë Jeton Lami

Ka përfunduar seanca gjyqësore në Gjykatën e rrethit të Kurbinit për agjentin e Forcave Operacionale të Policisë së Shtetit, Jeton Lami.

28-vjeçari është lënë në arrest me burg.

Kujtojmë se Jeton Lami është arrestuar ditën e djeshme nga policia e Lezhës nën akuzën “shpërdorim detyre”, pasi ka ndihmuar dhe ka transportuar me makinë  të shumëkërkuarin nga drejtësia, Ervis Martinaj.

Ky i fundit është shpallur i humbur dhe nuk dihet vendndodhja e tij pasi xhaxhai i tij ka denoncuar në polici duke thënë se kishte kohë pa folur me nipin e tij./albeu.com