Lufta në Ukrainë, vritet kampioni i Evropës në boks

Qeveria ukrainase ka njoftuar lajmin e trishtë se 22-vjeçari, Maksim Galiniçev, kampion i Evropës në boks ka humbur jetën në luftime në front, teksa përballej me forcat ruse.

Boksieri ishte një emër i njohur në ringun ndërkombëtar pasi kishte shkëlqyer në moshë të re duke fituar medaljen e artë në Kampionatin Europian të të rinjve në vitet 2017 dhe 2018, ndërsa në vitin 2018 kishte marrë pjesë edhe në Lojërat Olimpike për të rinj.

“Maksim Galiniçev, 22, kampion Europe boksi për të rinjtë, vdiq duke mbrojtur Ukrainën në rajonin e Luhansk. Maksim u regjistrua si vullnetar dhe u kthye në front dy herë pasi ishte plagosur dhe rikuperuar”, shpjegoi në rrjetet sociale Anton Gerashçenko, këshilltar i qeverisë ukrainase.


Shtuar 29.03.2023 11:59