“Do t’ju hiqet e drejta përgjithmonë”, Rama mesazh për bizneset

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se personat që do kapen në shkeljen e masave të vendosura për shtetrrethimin do të ndëshkohen rëndë.

Rama ka thënë se personat që do të udhëtojnë me automjetet e tyre në shkelje të rregullave, do ta humbin patentën përgjithshmen.

Ndërkohë që ka apeluar ndaj farmacive apo pikave të shumicës që do u hiqet përgjithmonë licenca nëse do bëjnë ‘si të shkathët” me çmimet e banave apo me ato të ushqimeve.

“Më vjen mirë që deri dhe vlonjatët se kanë shkelur më shumë se sa të tjerët rregullin e mos lëvizjes në qytet. Ky është vetëm fillimi fare i një lufte nervash që do zgjasë, askush s e di e se thotë sot por e dimë që s’do jete histori e shkurtët e lehtë.
Më shani e mallkoni mua s’ka problem, por masat do përshkallëzohen bashkë me ndëshkimet. Kush do kapet në qarkullim në thyerje të rregullores mund ta humbasë patentën përfundimisht e të ndalohet për disa vjet të hyjë në kurs për ta rimarrë.

Kush do luajë të zgjuarin me çmimet e ushqimeve dhe barnave mund ta humbasë përfundimisht të drejtën të tregtojë ushqime e barna. Ka një sërë sanksione të tjera për të përballuar dezertoret e mundshëm që mund ta humbasin luftën e nervave e të kujtojnë se mund t’ja hedhur”, ka thënë Rama.


Shtuar 13.03.2020 13:33