“Dje, sot, nesër, përjetë bashkë”, dhjetra qytetarë mblidhen para kryeministrisë në mbështetje të Kosovës

“Dje, sot, nesër, përjetë bashkë”, kjo ka qenë thirrja e një dite më parë që ka bledhur mbrëmjen e sotme me dhjetëra qytetarë para kryeminisrisë, të cilët kanë dalë në mbështetje të Kosovës, pas situatës së tensionuar në veri të vendit, por dhe deklaratave të bëra nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.

Këngët patriotike, flamujtë e Shqipërisë, kosovës dhe SHBA-së, janë ato që vërehen më së shumi përballë kryeministrisë.

Siç shihet edhe në video e mbërritur në redaksinë e AlbEu.com, ka dhe qytetarë të veshur me veshje popullore.