Pamje të rënda, Rama poston video nga SHBA: Viktimat e COVID-19 ngarkohen me vinç (VIDEO)

Pasditën e sotme kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në Facebook një video me pamjet e trishta nga Neë York.

Në videon e shpërndarë nga kryeministri shihen se si trupat e viktimave nxirren nga spitali dhe ngarkohen me vinç në kamionë frigoriferikë.

Siç raportohet edhe në video, që nga e hëna e deri më sot në Neë York janë regjistruar 66 mijë raste të reja, ndërsa kanë ndërruar jetë 1,218 persona.

“Ndërsa rritet numri i viktimave në qytetin e Neë York-ut për shkak të shpërthimit të COVID-19, disa spitale kanë marrë masa të dëshpëruara për të përballuar dallgën e egër.

Trupat e viktimave të COVID-19 janë parë duke u ngarkuar në një kamion me frigorifer, duke përdorur një vinç, jashtë Qendrës Spitalore të Brooklyn këtë fundjavë, ndërsa numri i të vdekurve në këtë qytet i ka kaluar 1 mijë veta”.


Shtuar 2.04.2020 15:39