Donald Trump: Vetëm unë mund ta ndal Luftën e Tretë Botërore

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi së fundmi se do të shmangë Luftën e Tretë Botërore nëse zgjidhet në vitin 2024, duke përsëritur se mund t’i japë fund konfliktit në Ukrainë brenda 24 orësh.

“Unë jam i vetmi kandidat që mund të bëjë këtë premtim: Unë do të parandaloj Luftën e Tretë Botërore,” i premtoi Trump auditorit në një takim në Karolinën e Veriut.

Ai vazhdoi të deklarojë se “bota është shumë pranë Luftës së Tretë Botërore”, por premtoi se do ta ndalojë katastrofën sepse ai di se si të “mirëkuptohet” me liderët globalë.

Trump paralajmëroi se liderët e tjerë botërorë janë “të këqij” dhe “dinakë” dhe se ata “mendojnë se SHBA-të drejtohen nga budallenj”, duke përfunduar se Presidenti Joe Biden “nuk ka ide” se si të merret me ta.


Shtuar 11.06.2023 18:18