E shantazhojnë me video? Alvisa “shpërthen” në lot: Nuk mund ta vazhdoj dot më emisionin!

Alvisa, një nga konkurrentet e “Për’puthen”, është duke u shantazhuar me video për të lënë emisionin dhe të ndërpresë në mes njohjen e me Bashkimin. Alvisa pasditen e sotme u shpreh e shqetësuar për videot dhe kërkoi që të lërë emisionin.

Alvisa: Kanë qenë ditë shumë të vështira. Më kanë ardhur disa video që kam qenë unë me bashkimin dhe më kanë thënë ose duhet të lësh emisionin, ose do t’i publikojmë. Nuk mund ta vazhdoj dot më.

Bora: Nuk është mirë që një vajzë të shantazhohet. Ku ka më mirë se të dashurohesh.

Alvisa: Mund të qetësohem pak dhe të vazhdojmë më vonë… Unë dua të vazhdoj jetën time e qetë dhe janë disa gjëra që nuk më lënë ta vazhdoj, Janë situata më të thella nga se duken.

Bora: Do ta vazhdosh njohjen me Bashkimin?

Alvisa: Është një nga arsyet. Kam pëlqim për Bashkimin është thënë, jam gati për të deklaruar, por nuk dua të vihem në presion dhe dua t’i bëj gjërat kur unë i ndjej. Nuk jam e sigurt nëse duhet të deklarohem tani, dua të marr vendime shumë të sakta për jetën time dhe nuk dua të bëj gabime që më herët i kam bërë./tch


Shtuar 4.11.2021 19:00