Të shtëna me armë zjarri në Podujevë, humb jetën një person

Një person ka humbur jetën në fshatin Peran të Komunës së Podujevës pasi ka marrë disa plagë nga një armë zjarri pak minuta më parë.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci i cili tha se ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00.

“Rreth orës 18:00, është raportuar  për të shtëna  me armë zjarri në fshatin Peran të komunës së  Podujevës.  Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat e para,  bëhet e ditur se një person, ka  humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga arma zjarrit. Vdekja e viktimës është konstatuar nga ana e mjekëve emergjent. Policia ka iniciuar një hetim me synim  sqarimin e të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin”, tha Borovci./albeu.com