Gjendet e pajetë 60-vjeçarja në Durrës, dyshimet e para të policisë

Një 60-vjeçare është gjetur e pajetë mbrëmjen e djeshme në Durrës.

Dyshohet se ajo është mbytur në ujë, teksa po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes

“Mbrëmjen e djeshme, në breg të detit, në zonën e Kavalishencës, është gjetur e pajetë, dyshohet e mbytur në ujë, një shtetase e paidentifikuar në momentin e gjetjes. Nga verifikimet e kryera pas gjetjes së trupit të pajetë, ka rezultuar se shtetasja e dyshuar e mbytur në ujë, ishte F. T., 69 vjeçe, banuese në Tiranë. Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje”, njofton policia.


Shtuar 9.05.2023 15:20