U rizgjodh në krye të PD, Soreca takon Lulzim Bashën

Ambasadori i BE në vendin tonë Luigi Soreca ka takuar sot kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha. Ky është takimi i parë mes tyre, që pas rizgjedhjes së Bashës në krye të demokratëve.

Lajmi është bërë i ditur nga ambasadori Soreca i cili ka publikuar një foto nga takimi në “Twitter”, ku bën me dije se është folur për situatën politike në prag të legjislaturës së re.

“Pas rizgjedhjes së tij si Kryetar i PD Shqipëri. U takova sot me Lulzim Bashën për të diskutuar situatën aktuale politike në prag të legjislaturës që nis në shtator, si dhe hapat e ardhshëm në BE, në procesin e integrimit të Shqipërisë”, shkruan Soreca.


Shtuar 15.06.2021 18:33