I ndante vetëm një godinë, Kurti largohet nga zyra pa takuar Ramën (VIDEO)

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është larguar nga zyra e qeverisë pa takuar homologun shqiptar Edi Ramën.

I pyetur nga gazetarët  nëse do të takohet me Ramën, ai nuk ka pranuar të përgjigjet dhe është larguar me një përshëndetje.

Aktualisht Rama ndodhet në takim me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin në zyrën e saj, ku dy godinat ajo e Presidencës dhe e Kryeministrisë ndodhen ngjitur me njëra-tjetrën, megjithatë takimi mes dy homologëve deri më tani nuk ka ndodhur.

Nuk dihet nëse Rama dhe Kurti do të takohen në vijim./Albeu.com/.


Shtuar 6.07.2023 17:12