“35 trofe”, Barcelona rikujton trofetë e fituar të Messit (FOTO LAJM)

Barcelona ka rikujtuar të gjitha trofetë e fituar të argjentinasit me fanellën e tyre përmes një foto të publikuar në rrjetin social Twitter me mbishkrimin “Historia është shkruar me ty Leo Messi”.

34-vjeçari gjatë kohës në Spanjë, ka fituar gjithsej 35 trofe, 10 La Liga, 4 Liga të Kampionëve, 7 Kupa të Mbretit, 3 Kupa të Botës për Klube, 3 Super Kupa të Evropës dhe 3 Super Kupa të Spanjës. /albeu.com/


Shtuar 6.08.2021 20:10