Ekzekutimi i Nikolin Lekstakajt, merren në pyetje anëtarë të fisit të Nikulajve, mohojnë të kenë gisht në vrasje

Vrasja e Nikolin Lekstakajt mbetet ende pa autor. 42-vjeçari Nikolin Marku Nikulaj u qëllua dy ditë më parë me breshëri plumbash nga një mjet në lëvizje, menjëherë sapo doli nga një market në Balldre të Lezhës.

Sipas dëshmitarëve makina ka qenë me xhama të zinj, ndërsa dyshohet se shkak i vrasjes është hasmëria mes fisit Lekstakaj dhe Nikulaj. Në lidhje me atentatin është marrë në pyetje edhe vëllai i viktimes Bledar Lekstakaj.

Ekzekutimi duket se ka lidhje me vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në 19 prill të këtij viti në lokalin e tij në Shëngjin, vrasje për të cilën u arrestuan disa shtetas, mes tyre dhe të huaj. Vrasja e biznesmenit Nikulaj u porosit nga Elton Lekstakaj i cili jeton në Britani.

Sot janë marrë në pyetje 10 persona, mes tyre edhe anëtarë të fisit Nikulaj.

Ata kanë pretenduar se nuk kanë asnjë lidhje me ngjarjen, ndërsa janë lënë sërish të lirë. Në vijim, policia pritet të marrë në pyetje vëllain e Nikolinit, Bledi Leksatakaj, pronarin e makinës me të cilën 42-vjeçari shkoi për herë të fundit në market të mërkurën. Marrja në pyetje është lënë të bëhet pas ceremonisë së varrimit./albeu.com/ 


Shtuar 21.07.2023 13:32