Diferencë e ngushtë në Roskovec, PS kryeson ndaj “Bashkë Fitojmë”, a do të përmbyset rezultati?

40 vota është diferenca mes kandidatëve në Bashkinë e Roskovecit, me votat e numëruara deri tani.

Kryebashkiakja aktuale dhe kandidatja socialiste, Majlinda Bufi kyreson me 1390 vota, ose 50.66%.

1354 vota ka deri tani kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Erdit Hazizaj.

Nga 39 qendra votimi, deri tani janë numëruar 9 të tilla.


Shtuar 15.05.2023 02:49