Ishte duke punuar për ndërtimin e urës së Klosit, 58-vjeçarit i bie të fikët dhe humb jetën në spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjjesin e sotëm në qytetin e Klosit. Sipas informacioneve paraprake mësohet se një punëtor i cili ishte duke punuar për ndërtimin e urës ka humbur jetën,

58-vjeçari, Mujedin Biba, teksa po punonte për montimin e hekurave ishte mbi urë dhe nuk është ndjerë. 58-vjeçarit i ka rënë të fikët dhe është nisur me urgjencë drejt Qendrës Shëndetësore të Klosit dhe më pas në spitalin e Burrelit ku dhe fatkeqësisht humbi jetën.

Paraprakisht dyshohet se 58-vjeçari me origjinë nga Kukësi të ketë humbur jetën si pasojë e një arresti kardiak, ndërsa policia dhe Inspektoriati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes./Albeu.com.


Shtuar 22.02.2023 10:04