Pamje dramatike, momenti kur avioni me 133 pasagjerë bie “rrufeshëm” në tokë (VIDEO)

Pas pamjeve në vendin e ngjarjes i cili ishte përfshirë nga flakët, tanimë janë publikuar edhe pamjet e rrëzimit të avionit me 133 pasagjerë në bord.

Në rrjetet sociale janë publikuar pamjet e rënies së tij pingul në tokë nga rrth 10 mijë metra lartësi duke u shkatërruar plotësisht

Avioni i linjës Kunming – Guangzhou u rrëzua mëngjesin e sotëm dhe fati i pasagjerëve ende nuk dihet edhe pse nga pamjet gjasat për të gjetur të mbijetuar janë thuajse “0”.

Gjithashtu të paqarta janë ende edhe shkaqet që shkaktuan këtë aksident treagjik./albeu.com