FOTO LAJM/ Një buqetë me grurë për Frida Krifcën, Korreshi bën hyrje “spektakolare” në Kuvend

Sot po zhvillohet seancë plenare e cila ka në fokusa punën një vjeçare të 4 institucioneve të rëndësishme të drejtësisë.

Por ajo që ka tërhequr vëmendjen ka qenë hyrja “spektakolare” e deputetit të PD-së, Saimir Korreshi. Ai ka ardhur sot në Kuvend me një buqetë me grurë, një mënyrë simbolike për të kërkuar subvencionim për fermerët.

Duke kujtuar thirrjen e ministres së Bujqësisë, Frida Krifca, që fermerët të mbjellin grurë në masë, Korreshi tha se tani fermerët kanë dalë me humbje.

“Nga fermerët e Myzeqesë, drejtuar qeverisë, por në veçanti ministres së Bujqësisë, që iu premtoi të gjithëve që të mbillnin grurë dhe në prill. Sot po ju sjell grurin, meqë i morët votën. Se ja futet pak në çmim. Jo vetëm që nuk morëm subvencion apo dhe naftë, por sot në bursë…do vazhdojnë të gënjejnë sot, se aty në bursë është me 22 dollarë kuintali. Ndaj të gjithë njerëzit, fermerët kanë dalë me humbje. Ndaj t’i japim ndonjë kokërr leku duke i subvencionuar.”, tha Korreshi për mediet para se të hynte në Kuvend.

/albeu.com/