Dhunoi dhe mori peng të dashurën në Tiranë, burg për Gleard Gushollin

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 31-vjeçarin Gleard Gushollin, i cili akuzohet se mori peng dhe dhunoi barbarisht një 28-vjeçare, me të cilën ishte i lidhur. Për Gushollin janë ngritur akuzat heqje e paligjshme e lirisë dhe dhunë në familje nëpërmjet kanosjes dhe kërcënimit për vrasje.

Gusholli akuzohet se ka mbajtur peng dhe ka dhunuar me sende të forta të dashurën e tij 28-vjeçare.

Ndërsa për 4 të arrestuarit e tjerë, Bledi Kateshin, Erlin Kateshin, Besmir Nucellarin dhe Arjan Shetan Prokuroria ka kërkuar masën e sigurisë “Detyrim paraqitjeje”.

28-vjeçarja la Gjermaninë dhe erdhi në Tiranë dhe u mbajt peng dhe u dhunua barbarisht prej tij.

 

Prindërit e saj kishin ikur në Gjermani prej 30 vitesh ku kanë ngritur jetën e tyre. Në Gjermani ka lindur dhe 28-vjeçarja e cila është shtetase gjermane. Ajo ka treguar për gazetaren Klodiana Lala se pas njohjes në spital, kishte nisur bashkëjetesën me Gleardin dhe ishin shpërngulur të një banesë pranë prindërve të saj të cilët i kishin ndihmuar. Por që në ditët e para kanë nisur skenat e dhunës./albeu.com/