Aksident i rëndë në Sarandë, makina përmbyset në mes të rrugës, një i vdekur dhe tre të plagosur

Një aksident ir ëndë ka ndodhur pak minuta më parë në fshatin Shën Vasil në Sarandë, ku një fuoristradë e një agjencie turistike është përmbysur në rrugë.

Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, si dhe kanë mbetr të plagosur tre turistë të huaj.

Viktimë ka mbetur shoferi i mjetit Renato Bushi, nga Saranda.

Një prej të plagosurve ndodhet në gjendje të rëndë në spital.


Shtuar 21.07.2023 17:11