Lajm i ëmbël nga MC Kresha, reperi do të bëhet baba për herë të dytë (FOTO LAJM)

Reperi shumë i dashur për publikun, MC Kresha u bë baba për herë të parë një vit më parë. Si fryt i dashurisë me Erzinën erdhi në jetë një vajzë, të cilës i vendosën emrin Iza.

Dyshja janë treguar shumë të rezervuar rreth jetës private, por “Prive” ka raportuar së fundmi një lajm shumë të ëmbël. MC Kresha do të bëhet baba për herë të dytë, pasi Erzina është sërish shtatzënë.

Partnerja e reperit është disa muajshe shtatzënë, por gjinia e bebit nuk dihet ende.


Shtuar 2.10.2021 09:50