“Nëna ime nuk e di, i thash se jam në Itali”, Stresi hyn në BB VIP me letrën emocionuese (VIDEO)

Mbrëmjen e djeshme, filloi për herë të parë reality-show “Big Brother VIP Kosova”. Pjesë e tij u bënë shumë banorë të njohur, si reperi Getinjo, ish-konkurenti i “Përputhen” Andi Artani apo Shota Baraliu.

Mirëpo, ai që ka tërhequr më shumë vëmendjen e mediave është reperi i famshëm Stresi, i cili u fut në shtëpi i fundit në radhë. Stresi u bë pjesë e lojës përmes një letre të cilën ia dedikonte nënës së tij. Kjo e fundit nuk e dinte që i biri do të futej në “BB VIP Kosova”, pasi ai e kishte ruajtur sekret, duke i thënë se ndodhet në Itali.

Kujtojmë që banorët do të garojnë me njëri-tjetrin për 100 ditë për të fituar 200 mijë euro.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by STRESI (@stresi)


Shtuar 6.12.2022 11:22